Jackie Chan do të bëhet politikan
Shpresa e re e kinezëve, presidenti i ardhshëm, Xi Jinping, për këshilltar ka zgjedhur njohësin e arteve marciale, Jackie Chan, i cili do të kandidojë për në parlament.
"Nuk do të aktroj më. Do t'i dedikohem punës humanitare dhe politikës dhe me këtë përvojë të sigurojë të ardhme më të sigurt për fëmijët kinez", ka thënë heroi i filmave aksion.
Edhe pse ka lindur dhe jeton në Hong Kong, që deri në vitin 1997 ka qenë koloni britanike, Jackie Chan, për shkak të punës me siguri do të shpërngulet në Pekin. Pas zgjedhjeve presidenciale në Mars, aktori do të bëhet anëtar i parlamentit. Sekretarit gjeneral të partisë komuniste të Kinës, Xi Jinpingut, programin e të cilit e mbështet Jackie, i parashikohet fitore në zgjedhjet presidenciale.
Kinezët janë popull i zgjuar dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt, veçanërisht jo nga amerikanët mendjengushtë dhe arrogant", - ka deklaruar mjeshtri i arteve marciale.
