Italia bllokon një seri vaksinash të AstraZeneca-s për hetim
Agjencia Italiane e Barnave bllokon në nivel kombëtar një seri vaksinash të AstraZeneca-s me numër ABV2856.
Bllokimi vjen pas verifikimeve të disa rasteve të rënda në të njëjtën kohë me marrjen e kësaj serie vaksine dhe është bërë me koordinim me Agjencinë Evropiane të Barnave.
Agjencia Italiane e Barnave po kryen të gjitha verifikimet e ka mbledhur dokumentacionin klinik në bashkëpunim me Autoritetin për mbrojtjen e Shëndetit.
Kampionet e disa vaksinave me numër ABV2856 do të analizohen nga Instituti Kombëtar Italian i Shëndetit Publik.
Agjencia e Ilaçeve të Bashkimit Evropian po heton nëse rastet e disa të mpiksjes së gjakut dhe vdekjesh mund të lidhen me vaksinën.
Në një deklaratë të enjten, AstraZeneca tha se siguria e pacientit ishte "përparësia e saj më e lartë".
"Siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike në fazën 3 dhe të dhënat e vlerësuara nga kolegët konfirmojnë se vaksina përgjithësisht tolerohet mirë", - tha kompania në një deklaratë.
Sot, Italia u bashkua me Austrinë, Estoninë, Lituaninë, Luksemburgun dhe Letoninë në pezullimin e përdorimit të dozave me numër ABV5300.
Agjencia e Ilaçeve të Bashkimit Evropian bëri me dije se grupi i vaksinave me numër ABV5300 ishte dorëzuar në 17 vende të BE-së, me rreth 1 milion doza.
