Gjiganti kinez merr burimet kryesore të bakrit në Shqipëri

Gjiganti kinez merr burimet kryesore të bakrit në Shqipëri

Tirane- Investitorët kinezë marrin burimet kryesore të bakrit në Shqipëri. Kompania kineze konsiderohet ndër më seriozet në botë në këtë fushë duke u përfshirë në klasifikim në pozicionin e 414 mes 500 kompanive më të mëdha.

Kompania kineze Jiangxi Copper Corporation, ka blerë aksionet e kompanisë turke e cila kishte nën menaxhim minierat e bakrit në Shqipëri.

Në këtë mënyrë Minierat e Bakrit në Munelle ,Lakrosh,Karma si dhe Fabrika e Pasurimit te Bakrit Fush-Arrez kalon nën administrim të kompanisë kineze.

Investitorët kinezë janë rikthyer në Shqipëri pas një decade dhe pritet që të marrin përsëri në dorë sektorë strategjikë të ekonomisë sonë.

Kalimi i minierave të bakrit në pronësinë e një kompanie kineze pritet që të ndikojë në përmirësimin e kushteve të punës por edhe në rritjen e performancës së nxjerrjes së këtij metali nga nëntoka shqiptare.

Bakri është një ndër mineralet që zë një peshë kryesore përsa i përket eksporteve shqiptare drejt vendeve të BE-së dhe Kinës.

Rezervat kombëtare me këtë mineral përllogariten të jenë 32 milionë ton, ndërsa mesatarisht në Shqipëri nxirren 300 mijë ton në vit.. Sipas të dhënave doganore, në vitin 2013 eksportet e bakrit arritën në vlerën e 3 miliardë lekë, duke shënuar rënie me 23% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo situatë vjen si pasojë e rënies së çmimit të këtij minerali në bursta ndërkombëtare, por dhe e uljes së prodhimtarisë në vend. Sasia e eksportuar e bakrit krahasuar me një vit më parë ka qenë 17.7% më e ulët.

sg/oranews online/

EMISIONET