As Messi dhe as Ronaldo! Ejona Çufe zbulon futbollistin e saj të preferuar: Është organizatori perfekt!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2026, 22:56
E ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, Ejona Çufe ka befasuar me deklaratën e saj teksa ka anashkaluar debatin e përhershëm mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke zbuluar se idhulli i saj i fëmijërisë në futboll është ish-ylli brazilian, Ricardo Kaka.
"Unë në fakt, ylli im është Ricardo Kaka. Asnjëri nga këta të dy, Ronaldo apo Mesi.
Që e vogël më ka pëlqyer si lojtar sepse më është dukur ai organizatori perfekt", u shpreh Cufe
