Skema e Botërorit favorizon Argjentinën? Shtrepi: Vetëm në gjysmëfinale mund të përballet me Brazilin
Josel Shtrepi, i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, ka komentuar shortin dhe rrugëtimin e Argjentinës në këtë kampionat, duke theksuar se ndryshe nga rivalët që i pret një "ferr" i vërtetë, kombëtarja e Lionel Messit ka një rrugë mjaft të favorshme drejt finales së madhe.
"Vetëm në gjysmëfinale që mund t'i bjerë me Brazilin ose me ça do prodhojë pjesa sipër e e e skemës. Sepse ekipet që ka vetë Argjentina janë Algjeria, që e rrahu 3-0...Në qoftë se çdo ekip tjetër do kalojë nëpërmjet ferrit për të vajtur drejt finales, Argjentinës i kanë dhuruar një Ferrari dhe i kanë thënë shko", u shpreh Josel Shtrepi.

