PROPOZIMI I VITIT! I rrethuar nga flamingot, i riu merr guximin dhe i propozon të dashurës në mes të protestës

Një moment i veçantë ka qenë ky i mbrëmjes së sotme në bulevardin e madh në Tiranë, teksa 2 të rinj pjesëmarrës përjetuan emocione të bukura.
Djali ka zgjedhur të propozojë të dashurën, pikërisht në protestë, aty ku kanë 29 ditë që thërrasin se duan ndryshim.
Pamjet e veëanta të propozimit janë postuar në rrjetet sociale ku vërehet djali në gjunjë me një unazë në dorë teksa kërkon përgjigjen e vajzës.
Dhe ajo e emocionuar ka marrë unazën.
Edhe turma i është bashkuar gëzimit të të rinjve duke brohoritur në kor dhe duke iu uruar për një jetë të gjatë së bashku.Versus.al

