Gruaja heroinë që rriti 7 fëmijë, 6 autikë dhe 2 me paralizë celebrale pasi burri i saj vrau veten

Historia e Vikie Shanks është një histori e dhimbshme dhe e rrallë. Një nënë dhe grua e vejë ka rritur 7 fëmijë, 6 prej të cilëve me autizëm dhe dy me paralizë celebrale.

Bashkëshorti i Vikie vrau veten në vitin 2007 prej disa krizave të depresionit, duke lënë këtë nënë të re të rrisë fëmijët e saj jo të zakontë.

Por edhe pse me shumë vështirësi, ajo është treguar e fortë ku edhe në ditët e sotme ajo e ka buzëqeshjen në fytyrën e saj.

Viki Shanks ka 6 vajzat e saj Jamie 23 vjeçe, Kacie, 20,  binjaket Lorie and Mirie 19, Nikita 17, Pippa 13 dhe një djalë i vetëm Osborn, 15.

Ajo thotë se pas vetëvrasjes së burrit të saj të gjithë më thonin që të bëhesha e fortë, dhe unë e gjeta forcën time tek fëmijët e mi dhe për t’i dhënë atyre një jetë më më mirë.

Tashmë vajzat e Vikit janë të rritura dhe gjithsecila nga ato ndjek kurse dhe shkollë formimi për të zhvillurat aftësitë e tyre./mv/oranewsonline/

EMISIONET