Tronditet Kavaja/ Gruaja e djegur në makinë, i shoqi i vetëvarur në pemë

Tronditet Kavaja/ Gruaja e djegur në makinë, i shoqi i vetëvarur

Një krim makabër ka tronditur të shtunën Kavajën. Bilbil Shirja 48 vjeç, ka vrarë duke e djegur në makinë bashkëshorten e tij, Fëllënxa Shirjën, me të cilën ishin në proces divorci. Pasi ka vrarë bashkëshorten, 48-vjeçari është vetëvarur në një pemë.

Dy muaj më parë Fëllënxa dhe Bilbil Shirja nisën procesin e divorcit, për t’i i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Gjyqin e radhës e kishin javën e ardhshme, por paraditen e së shtunës, një tragjedi e vërtetë ka tronditur fshatin  Manskuri të Kavajës.

Ka qenë Bilbil Shirja 48 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas ka varur veten.

Dinamika e ngjarjes mësohet të jetë makabre, pasi dyshimet e para janë se Bilbil Shirja e ka pritur Fëllënxën e cila jetonte tek prindërit e saj, që të dalë nga shtëpia, e ka marrë me forcë dhe duke ushtruar dhunë mbi të e ka mbyllur në makinë, ku më pas i ka vënë flakën, duke e djegur atë të gjallë.

Pas këtij akti makabër, 48-vjeçari i ka dhënë fund jetës disa metra më tutje, duke u vetëvarur në një pemë.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë pikasur së pari makinën e djegur, dhe më pas kanë lajmëruar policinë pa e ditur për ngjarjen horror.

Fëllënxa dhe Bilbil Shirja ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze të fejuar dhe një djali 17 vjeç, ndërsa pas problemeve të shumta ata kishin vendosur për t’i dhënë fund martesës.

Dyshimet e para janë që krimi mund të ketë ardhur si pasojë e konlfikteve të mëparshme mes çiftit që po ndaheshin, dhe pasi Fëllënxa kishte nisur punë disa ditë më parë në një hotel,  ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do ta bëjë të qartë formën në të cilën është vrarë Fëllënxa Shirja.

Vendi Lajme Aktualitet Bilbil Shirja

EMISIONET