Pushohet dosja "Strazimiri" për dy deputetët socialistë, Ndreu kërkon falje
Me një vendim suprize , Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka kanë mundur të shpëtojnë mandatet dhe të shpallen të pafajshëm për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Starzimiri. Mbyllja e çështjes me procedurë ka qenë argumenti i parë.
Në një seancë të shpejtë , Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shpalli pushimin e çështjes penale ndaj dy deputetëve të majtë të akuzuar për dhunë në parlament.
Në një njoftim për shtyp, pak ore pas vendimit të saj gjykata sqaron se çështja nuk duhej të fillonte për shkak se nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor penal.
Ne argumentimin e saj gjykata shprehet se nuk mund të ketë procedim dhe ndëshkim të të njëjtit subjekt dhe për të njëjtin fakt, nga organet e procedimit disiplinor të Kuvendit si shkelje disiplinore dhe nga organet e ndjekjes penale dhe gjykata penale, si vepër penale.
"Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi.
Si të tilla, sjelljet e deputetëve me fjalë, gjeste apo veprime fizike a të dhunshme, që pengojnë a cenojnë autoritetin e Kuvendit, dinjitetin dhe personin e deputetit, nëse nuk kanë sjellë pasoja të tjera të rënda sipas ligjit, i nënshtrohen procedurave ekskluzive të hetimit dhe gjykimit disiplinor, si edhe të sanksioneve disiplinore nga vetë strukturat e pushtetit legjislativ, pra nga Kuvendi".
Pavarësisht vendimit Pjerin Ndreu u ndje në faj dhe kërkoi falje publike për gjaknxehtësinë por nënvizoi se ngjarja e ndodhur më 10 korrik të 2014 nuk përbënte shkak ligjor për të ndërtuar një fabul e për ta sjellë në gjykatë.
Pjerin Ndreu: “Kërkoj falje por kurrsesi nuk përbën shkak ligjor për të ndërtur një fabul e për ta sjellë në gjykatë. E gjithë kjo orvatje ishte nul dhe cështja penale s’duhej të niste. Më vjen keq për autorët që e gatuan këtë histori. Vendi ka çështje e probleme më të thella dhe rrezikshmëri shumë më të madhe sesa këtë. Janë ngjarje që kanë ndodhur dhe do ndodhin në të gjithë botën.
Prokuroria e Përgjithshme i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë t'i shpallte fajtorë deputetët për akuzën "goditje për shkak të detyrës". në dëm të deputetit Gent Strazimiri. Sipas akuzes per ngjarjen e korrikut 2014, Pjerin Ndreu duhej të dënohet me 8 muaj burgim dhe Ndoka me një vit burg, por ky dënim kërkoi ta konvertonte në punë në komunitet, 150 orë pune për Ndokën dhe 80 orë për Ndreun.
Gjithashtu Pjerin Ndreu tha se po përpiqen ta lidhin me krimin por ai deklaroi se nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë lidhje të tillë.
Pjerin Ndreu: “E di që jam person atraktiv dhe në qendër të vëmendjes për tu sulmuar por po ju deklaroj se as kam qenë as jam dhe as do jem kurrë në linjat e bashkëpunimit me krimin’
Sipas vendimit të Kolegjit Penal të kryesuar nga Medi Bici, çështja është pushuar për procedurë pasi padia nuk është bërë nga personi i dëmtuar por nga grupi parlamentar.
Hetimet ndaj dy deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisën pas kallzimit të grupit parlamentar të PD me 14 korrik në Prokurorinë e Përgjithshme.
[caption id="attachment_385030" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Momenti kur deputeti Arben Ndoka qëllon deputetitn Gent Strazimiri[/caption]
[caption id="attachment_529073" align="alignnone" width="640"]
Pjerin Ndreu duke kerkuar falje per gjaknxehtesine pas vendimit te gjykates, 10 qershor 2015[/caption]
