Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi i ftuar në RTV Ora, ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Dibrës për përfundimin e hetimeve të dosjes 184.

Gjunkshi tha se 80% e anëtarëve të bandës së dosjes 184, të këtij grupi të strukturuar politikë, janë lënë jashtë

Xhemal Gjunkshi për RTV Ora: Ishte Dibra ajo që për herë të parë vërtetoi dhe tregoi jo vetëm shqiptarëve po të gjithë faktorit ndërkombëtar që Edi Rama për të fituar zgjedhjet në vitin 2017 bashkëpunoi ngushtë me krimin dhe me bandat kriminale. Autori kryesor i dosjes 184 në radhë të parë është Edi Rama. I pasuar nga Saimir Tahiri, nga Damian Gjiknuri, nga Ulsi Manja, nga Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe eksponentë të tjerë të PS, të drejtuesve të pushtetit lokal, si Dionis Imeraj, Drini Gjeci e me radhë. Të gjithë këto duke bashkëpunuar me bandat e krimit, më një nga eksponentët kryesor në Dibër, Ymer Lalën. Kemi rreth 20 veta të cilët janë marrë nën hetim për të gjykuar për shkelje të ligjit, për vjedhje  të votave, parave të pushteti, me anë të parave të drogës. Nga këta 20 vetëm 4 vetë dalin të fajshëm për tu gjykuar. Pra rreth 80% e anëtarëve të bandës së dosjes 184, të këtij grupi të strukturuar politikë, janë lënë jashtë

Gjunkshi tha se çdo gjë ishte një taktikë për ta përdorur çështjen si ping pong deri në këtë vendim që sipas tij ishte tërësisht politik.

Xhemal Gjunkshi për RTV Ora: Prokuroria Dibrës, prokurorët të cilët kanë marrë në shqyrtim këtë dosje kanë pranuar që të gjithë këta kanë kryer një vepër kriminale. Dhe përfundimi është që kanë  ndjekur një taktikë, duke u përdor si ping pong. Çështja ishte për ta gjykuar SPAK, nga Tirana, në Dibër, nga Dibra në Tiranë, anasjellas dhe si përfundim me urdhër të prerë të Donika Prelës, Arta Markut dosja u vendos që të shqyrtohet në Prokurorinë e Dibrës. Ky është një vendim i pastër politik i Prokurorisë së Dibrës. Si mundet që Drini Gjeci urdhërohet nga Pjerin Ndreu.  Pjerin Ndreu sot është Kryetar i Bashkisë në Lezhë, urdhëron Drini Gjeci që të blejë vota, ky tjetri procedohet për të vajtur në Gjykatë ndërsa Pjerin Ndreu qëndron i lirë. Kështu kemi rastin e të gjithë anëtarëve të bandës. Herët apo vonë, të gjithë këta do të vihen përpara drejtësisë.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti E.P