Gafa që bëhet në media/ Behar Sofia person me vetëm një identitet. Kush është Fatmiri?
Një person i vetëm dhe ende i paidentifikuar, ku në kokë mbante kapele dhe në fytyrë një maskë anti-“COVID-19”, rezulton të jetë autori i vrasjes mafioze së Behar Sofisë, mëngjesin e sotëm në qëndër të Tiranës.
Krimi i rëndë ndodhi vetëm 50 metra larg nga një qender tregtare, 100 metra larg Kryeministrisë, institucion që rruhet nga policë e gardistë dhe vetëm 50 metra larg një kafeneje ku qëndrojnë shpesh për mbledhjen e mëngjesit, gazetarët e mediave audio-vizive.
Lexo edhe:
Behar Sofia, njihet si një biznesmen kontravers për shkak edhe të kaluarës së tij kriminale, në trafikun e heroinës, ku i përfshirë ka qënë dhe vëllai i tij, Fatmir Sofia.
Shumë gazetarë të medias Shqiptare e ngatërojnë këtë person, duke e quajtur me dy emra apo me tre të tillë.
Por në fakt, Behar Sofia është një person i vetëm ku shpesh herë përdorte dhe mbiemrin “Seferi”.
Behar Sofia, nuk ka asnjë lidhje me të dhënat identifikuese me personin tjetër Fatmir Sofia, i arrestuar dhe dënuar në Turqi dhe që sot është punonjës IT-je pranë një burgu në Shqipëri.
Behar Sofia dhe Fatmir Sofia janë dy persona nga fshati Lapardha i Beratit, dhe rezultojnë të jenë vëllezër.
Një pjesë të pasurisë në Shqipëri e manaxhonte Behar Sofia me vajzën djalin dhe dhëndrin e tij në Tiranë dhe jo vetëm.
Lexo edhe:
Vrasja e Behar Sofisë, familjarët: Doli të pinte kafe, nuk do takohej me njeri
