Mori biçikletën përballë Kryeministrisë e u largua drejt Liqenit, kamerat e sigurisë fiksojnë vrasësin e Behar Sofisë

Mori biçikletën përballë Kryeministrisë e u largua

Një ditë pas vrasjes së 66-vjeçarit nga Berati, policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës.

Gjatë dëshmisë së dhënë prej tyre pasditen e djeshme, të afërmit e viktimës mësohet se kanë mohuar se kanë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit.

"Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Kur doli nuk na tha se do të takonte njeri" mësohet se janë shprehur familjarët e viktimës Sofia.

Burimet bënë me dije se nga kqyrja paraprake që i është bërë telefonit të viktimës nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë përveç familjarëve.

Gjithashtu hetuesit kanë verifikuar dhe për ndonjë konktat të dyshimtë por nuk kanë arritur të identifikojnë ndonjë kërcënim apo paralajmërim i mundshëm.

Deri tani në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës ndërkohë që ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Behar Sofia u ekzekutua ditën e djeshme me dy plumba nga një person me maskë dhe me kapele, i cili e ndoqi nga pas për disa metra dhe më pas e qëlloi.

Autori, i cili përdori një armë me silenciator, ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes ndërkohë që viktima u konstatua vetëm nga kalimtarët.

Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë arritur të zbardhin itinerarin e largimit të autorit.

Sipas pamjeve filmike, pas vrasjes ai është larguar drejt urës së Lanës në bulevard dhe më pas ka kaluar në këmbë në krahun tjetër dhe pranë kullave ka marrë një biçikletë.

Kamerat kanë filmuar autorin që ecte në krahun e djathtë të bulevardit dhe momenti i fundit i regjistruar është largimi i vrasësit te Politekniku, drejt zonës së Liqenit.

https://youtu.be/nduKGCeOauU

Lexo edhe:

Vrasja e Behar Sofisë, familjarët: Doli të pinte kafe, nuk do takohej me njeri

Vendi Lajme Kronike tirane vrasja kamerat e sigurise vrasesi behar sofia

EMISIONET