Fotolajm/ Tahiri, ministri i parë pas 24 vitesh foto me policinë në qendër të Lazaratit

Për herë të parë pas 24 vitesh forcat e policisë arrijnë të shkelin me këmbë çdo pëllëmbë tokë të fshatit famëkeq për prodhimin e kanabisit në Gjirokastër.

Jo vetëm kaq së bashku me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri bëjnë dhe foto në mes të Lazaratit. Një foto simbol i triumfit pas një operacioni të vështirë policor që zgjati 5 ditë ku u përballën me grupe kriminale që sulmuan me armë për të ndaluar avancimin e tyre drejt perandorisë së kanabisit.

Në fshatin 240 km larg Tiranës, ku që prej 1990 asnjë polic nuk mund të hynte sot ata bëjnë foto në qendër të fshatit.

EMISIONET