Ferguson: Ronaldo rreziku numër 1
Në vigjilje të përballjes gjigande të Champions League, Real Madrid - Manchester United, tekniku i "Djajve të Kuq", Sir Alex Ferguson, identifikon se cili prej madrilenëve do të jetë rreziku numër 1 për anglezët.
Sir Alex Ferguson, mendon se Cristiano Ronaldo, të cilin e ka patur te Manchester United deri në vitin 2008, është më i mirë se legjenda e Real Madrid, Zinedine Zidane.
"Florentino Perez, ka patur të gjithë galaktikët te Real Madrid: lojtarë si Figo, Zidane, Roberto Carlos e Raul, por nuk mendoj se ndonjë prej tyre është më i mirë se Ronaldo. Zidane ishte fantastik, i tillë ishte edhe Figo, por jo aq sa Ronaldo. Pra mendoj se skuadra e Mourinhos e mban ende reputacionin se Real Madrid ka lojtarë të nivelit më lartë", ka deklaruar para gazetarëve, Sir Alex Ferguson.
