Elbasan: Ekzekutohet vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, po pinte kafe në lokal

Elbasan: Ekzekutohet vëllai i të shumëkërkuarit Talo

Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit u ekzekutua mëngjesin e të enjtes në qytetin e Elbasanit. 50-vjeçari u vra teksa konsumonte kafen e mëngjesit në ambientet e një lokali. Autorët të cilët dyshohet të kenë qenë 3 persona, ishin të maskuar ndërsa pas ngjarjes dogjën automjetin të cilin përdorën për ekzekutimin. Hetuesit dyshojnë se eliminimi i 50-vjeçarit është bërë për shkak të aktivitetit kriminal në të cilin është përfshirë i vëllai, Talo Çela.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e miliona eurove në Rinas, Talo Çela, u ekzekutua mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e një lokali pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan.

Të paktën 20 plumba janë shtënë ndaj 50 vjeçarit, nga të cilët 4 prej tyre i ka marrë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ekzekutimi është kryer rreth orës 05:45 gjatë kohës që viktima po konsumohet kafen në lokalin që e frekuentonte çdo ditë, ku dhe qëndronte me automjetin me të cilin punonte si taksist pa licencë.

Autorët, të cilët sipas hetuesve dyshohet të kenë qenë 3 persona, kanë ndjekur itinerarin nga rrethrrotullimi i Bradasheshit për tek lokali ku dy prej tyre kanë zbritur sapo kanë parë shënjestrën.

Për ekzekutimin e 50-vjeçarit, atentatorët kanë përdorur tip pistoletë me silenciator. Kjo konfirmohet dhe nga pronari i lokalit i cili shprehet se nuk ka dëgjuar krismat e armës.

https://youtu.be/Qq41QItLN0c

E gjithë ngjarja është xhiruar nga kamerat e sigurisë të cilat kanë fiksuar dhe autorët. Janë të paktën 3 kamera të lokalit dhe kamerat e qytetit të cilët kanë dokumentuar vrasjen dhe lëvizjet e autorëve.

Pasi kryen ekzekutimin, autorët u larguan nga rruga kryesore ku disa km nga Bradasheshi dogjën makinën pikërisht në fshatin Murras.

Pasi janë siguruar që automjeti është djegur për tu shkrumbuar totalisht me pas, autorët i ka pritur një tjetër automjet në këtë rrugë dhe për tu larguar me pas drejt Rrogozhinës.

Targat e automjetit kanë rezultuar të vjedhura në Rrogozhinë, ndërsa për automjetin po kryehen verifikime. 

Nisur nga dinamika e ngjarjes hetuesit dyshojnë që autorët të jenë vrasës me pagesë. Eleminimi i Çelës dyshohet se është bërë për ti dhënë mesazh të vëllait që kërkohet nga drejtësia por dhe nga rivalët, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në këtë piste është fokusuar dhe policia pasi viktima nuk rezulton të ketë qenë i skeduar apo me precedent penal.

Hetuesit kanë marrë në pyetje me shume se 10 persona të cilët mund të jenë dijeni për ngjarjen.
Ora 09:30 Detaje nga vrasja në Elbasan, viktima ndiqej prej disa ditësh

Ora 08:57 Deshmia e pronarit te lokalit për Ora News: Pinte ketu kafen çdo mëngjes
Ora 08: 30 Vrasja në Elbasan, viktima baba i dy fëmijëve. Pista ku po hetohet

https://www.youtube.com/watch?v=AVWuDgWhHsQ&feature=emb_title



Ora 08:04 U vra teksa pinte kafenë e mëngjesit, gjendet makina e djegur e autorëve

https://www.youtube.com/watch?v=3aSdPT4cI2g&feature=emb_title

Bujar Çela u vra brenda në lokal
"Rreth orës 05:45 (17 shtator) , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve" informon policia e Elbasanit.

Kush eshte viktima?
Viktima, Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës në kërkim nga policia si i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale mes tyre dhe grabitja në Aeroportin e Rinasit.

Kush është Talo Çela, i shumëkërkuari që sot iu ekzekutua i vëllai

Ne kerkim autoret
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Lexoni të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Bujar Çelës.

Vendi Lajme elbasan vrasje Kronike vrasja ne elbasan tao cela Aktualitet bujar cela

EMISIONET