Turizëm "për tokë"/ Pa rrugë e kanalizime, lagjet e Shëngjinit të lëna pasdore, Banorët: Asnjë investim

Shëngjini është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët gjatë sezonit veror. Por, pavarësisht që zona tërheq mijëra vizitorë, lagjet e Shëngjinit janë lënë tërësisht pas dore. Banorët shprehin shqetësim për situatën, ndërsa thonë se janë ankuar disa herë por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Jetojnë pranë bregdetit, por mungesa e investimeve i ka lënë pas në kohë.

Kjo është situata në brendësi të lagjeve në zonen turistike të Shëngjinit.

Rrugë të shkatërruara dhe prezence e ujerave të zeza është panorama që të sërviret.

Mungesa e investimeve ju ka vështiresuar jetesen banoreve të cilët thonë se kërkesat e tyre për ndërhyrje nuk kanë marrë asnjehere vemendje përgjatë 30 viteve.

“Situata ka qenë gjithmonë problematike në lagjen tonë. Ujërat e zeza nuk na janë ndarë prej afro 40 vitesh dhe asnjëherë nuk na i kanë hequr këto pisllëqe nga zona. Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, sa bie shie mbushet komplet zona”.

“Është fatkeqësi, pasi kjo është dhe zonë turistike. Kjo zonë e lënë në këtë mënyrë pa higjienë, pa bulkuri, pa pemë, e pa trotuare”  

Duke qenë se Shëngjini është një zonë me petencial të jashtëzakonshem në turizme, banoret kërkojnë që pushteti vendor të ndërhyje në sistemimin e lagjeve.

“Problematike është fakti se jemi të pa sistemuar”

“Kjo lagje ka problem ujërat, si ato malore, edhe sepse shpeshherë ka përmbytje dhe bëhen shqetësim për kalimin e banorëve në zonë”.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se ka një projekt për sistemimin e lagjeve të Shëngjinit, por nuk mund të ndërhyhet pa zbatuar projekti i kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që pritet të nisë së shpejti.

rrugë shëngjini kanalizime

EMISIONET