Rama: Vijojnë punimet për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë
Punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, po vijojnë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku puna vijon për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.
Rama theksoi se, ky aks do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.
Rruga Elbasan-Qafë Thanë është e kategorisë B, me 2 korsi nga secili krah, me ndarëse korsie dhe të gjithë parametrat rrugore.
Punimet nuk përfshijnë vetëm zgjerimin e rrugës ekzistuese, por edhe daljen në një aks të ri të rrugës për shkak të rritjes së fluksit, ndërsa parashikohet edhe përmirësimi i parametrave të rrugës dhe i shpejtësisë së lëvizjes.