Turizëm “me duar në xhepa”/ Gurrëzeza pa rrugë dhe sinjalistikë, turistët shkojnë e kthehen nga rruga
Fshati Cakran në Fier është në listën e 100 fshatrave turistikë, por duket se atje ka munguar vëmendja e shtetit. Banorët thonë se pavarësisht se zona ka bukuri të rralla, mungesa e investimeve bën që turistët të kthehen në rrugë.
Cakrani në Fier është një nga 100 fshatrat turistik të programuar nga qeveria për investime, mënyra e cila do të rriste numurin e vizitorëve vendas por edhe të turistëve të huaj.
Por duket se kjo nismë nuk ka dhënë rezultate konkrete.
Sipas banorëve të zonës edhe ata turistë që shkojnë atje, një pjesë kthehen pas për shkak të mungesës së rrugëve dhe sinjalistikës
“Nga jashtë vijnë, Italia, Amerika, Gjermania, por problemi i rrugës nuk i lejon ata që të vijnë deri këtu. Pasi janë kthyer mbrapsht shumë njerëz, pikërisht për problemet e rrugës”, tha një banor.
Gurrëzeza ka qënë një destinacion ku vizitorët vendas më shumë por edhe ata të huaj e kanë eksploruar por nëpërmjet shtigjeve turistike.
Banorët thonë se vendosja e sinjalistikës por edhe rikonstruksioni i rrugës ekzistuese do të rriste numurin e vizitorëve vendas e të huaj.
“Shpresojmë se mos na i hedhin sytë dhe neve këtej. Edhe një tabelë që kishim në Qafë të Koshovicës, e hoqën”, thotë një tjetër banor.
Studiues dhe arkiologë shpehen se Ministria e Kulturës dhe turizmit duhet të nxjerrin fonde të nisin gërmimet për të nxjerr në pah vlerat arkiologjike të këtij siti
Bashkim Vreka, arkeolog: “Ky është një qytet i pa gërmuar. Nëse kemi një qytet të tillë të pa gërmuar, atëherë edhe vizita e tij kuptohet që nuk është e saktë. Por ne na mungojnë të dhënat e tjera të qytetit”
Studiuesi: “Gërmimet arkeologjike kanë qenë të pjesshme dhe të zhvilluara në periudha të ndryshme dhe nuk kanë identifikuar emrin e këtij qyteti”.