“Boom” ankesash për gjyqësorin/ Pretendime për vendimet e rreth 1600 dosjeve, përfshihen gjyqtarë e prokurorë

Në ILD janë paraqitur ankesat për rreth 1600 dosje ku përfshihen prokurorë dhe gjyqtarë. Sipas raportit më të fundit një pjesë e pretendimeve janë mbyllur pasi subjekti nuk ishte më pjesë e sistemit, ndërsa të tjera pasi argument nuk parashikohej në ligj

Gjatë vitit të shkuar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë janë paraqitur 789 ankesa për prokurorët dhe gjyqtarët.

Sipas raportit të paraqitur në Kuvend jashtë vëmendjes nuk kanë qenë as gjyqtarët dhe as prokurorët e SPAK me 31 raste në total.

Kështu numrin më të lartë të dosjeve ka qenë ndaj magjistratëve në tiranë, e më tej Durrësi kjo dhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë dhe të çështjeve në të dy qarqet.

Por nuk kanë munguar as apelimet nga jashtë vendit me 8 të tillë, ndërsa 62 persona nuk kanë bërë të ditur vendbanimin. 

ILD bën të ditur se edhe numri i çështjeve të trashëguara ka qenë i lartë,me 2678 që ishin në proces.

Por nga 1715 ankesa të shqyrtuara rreth 160 janë mbyllur pa masë ndërsa për 70 është kryer hetim disiplinor.

Më konkretisht pretendimet janë ngritur ndaj 1129 gjyqtarëve dhe 243 prokurorë.

Për 312 raste prapësimi është bërë për gjyqtarë dhe prokurorë së bashku.

Nga analizimi i fakteve, ligjit dhe arsyetimit të dhënë në vendim, ka rezultuar se shkaqet kryesore për arkivimin e ankesave të depozituara janë pasi Shkelja e pretenduar nuk parashikohej si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi dhe për të tjerë, sepse në kohën e shqyrtimit të ankesës, magjistrati nuk ushtronte funksionin e tij.

Sipas të dhënave të ILD-së në tre raste është konfirmuar shkelja e pretenduar dhe është kërkuar shkarkimi i magjistratit nga detyra dhe në një tjetër pezullimi.

gjyqësori ild ankesa

EMISIONET