Radonshiqi: "Paketa e Maleve" mundësi për të gjithë individët që kanë plan biznesi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi foli mbi rëndësinë dhe interesin e lartë që ka zgjuar "Paketa e Maleve", një nismë që synon të gjallërojë zonat rurale përmes investimeve private në bujqësi, turizëm dhe agroturizëm.
"Paketa e maleve është një paketë që e përfiton çdo individ i cili ka një lidhje me zonën ku dëshiron të kryejë investime dhe mund të jenë këtu imigrante dhe persona që jetojnë në Shqipëri.
Kjo paketë është një mundësi për të gjithë individët që kanë të ardhura dhe duan të investojnë në atraksione turistike ose në këto zona që janë zona rurale që mund ti japin zhvillim bujqësisë, turizmit, agroturizmit.
Shohim që për pak ditë kemi pasur një numër të lartë kërkesash dhe aplikimesh për paketën e maleve, që do të thotë që ka individë që duan të investojnë.
Vetë qeveria dëshiron ti japi prioritet zonave rurale, për të kthyer jetën, pra zhvillim kulturor apo social, ku individët që kanë kapacitete financiare mund të investojnë në zonat rurale në kuadër të një plani biznesi", u shpreh Radonshiqi.

