"Të rinjtë ikin, se s'ka siguri", Bedinaj: Ja si mbahen punonjësit e hotelerisë në punë. Qeveria t’i subvencionojë
I ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të Moderatores Sonila Musaj këtë të enjte ishte Kreu i Operatorëve Turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj.
Në fjalën e tij ai kërkoi nga qeveria që të subvencionojë pagat e punonjësve të hotelerisë gjatë përfundimit të sezonit si një mënyrë që ato të motivohen për të mos u larguar.
“Në rast se shteti do të kishte menduar që të subvenciononte pagat e tyre minimale muajt e dimrit atëherë këto punonjës nuk do të largoheshin por do të gjenin një punë part-time, ose me orë të reduktuara në një subjekt tjetër plus subvencionimin që do të merrte nga shteti me pagë minimale do të ishim më komod dhe më të garantuar.
Pra, largimi i të rinjve ndodh, sepse nuk ka siguri, por nëse shteti do të ndërhynte dhe do të bëntë subvencionimin e pagës minimale për muajt që ato janë pa punë jam i bindur që një përqindje shumë e lartë e tyre nuk do të largoheshin por do të qëndronin këtu”, u shpreh Bedinaj.