Skandali i gjobës së Blerina Gjylametit të AKU dhe Nikolin Nikoqirin helmoi për herë të dytë studentët, asnjëri në burg

Skandali i gjobës së Blerina Gjylametit të AKU dhe Nikolin

Shkon në 64 numri i studentëve të Akademisë së Sigurisë që dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit të ofruar nga kompania e kateringut “Sori-AL”. 4 studentë të tjerë janë paraqitur në spital me të njëjtat simptoma, duke e çuar në 64 numrin total të personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas helmimit të parë të dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë, vëmendja është përqendruar jo vetëm te kompania e kateringut “Sori-Al”, por edhe te mënyra se si veproi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Nikolin Nikoqiri i pagoi gjobën Blerina Gjylametit të cilët në bashkëpunim helmuan për herë të dytë studentët e Akademisë së Sigurisë! Të dy për burg, e të dy ende të lirë për të përfunduar pazaret e tyre me kismet për një helmim të tretë i cili s'do ishte çudi!

Menjëherë pas ngjarjes, AKU njoftoi se gjatë kontrolleve kishte konstatuar shkelje të rënda higjieno-sanitare në subjekt, duke pezulluar aktivitetin e tij. Më pas u morën mostra nga kuzhina e Akademisë së Sigurisë dhe nga kuzhina e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë. Sipas AKU-së, analizat laboratorike të kryera nga ISUV treguan se parametrat e higjienës ishin brenda normave të lejuara.

Pas këtij rezultati, aktiviteti i “Sori-Al” u zhbllokua dhe kompania rifilloi punën, një vendim që ka ngritur pikëpyetje, duke pasur parasysh konstatimet fillestare të institucionit.

Ndërkohë, për rastin e dytë Prokuroria e Tiranës ka intensifikuar hetimet për rastin e dyshuar të helmimit të studentëve dhe i ka kërkuar sërish AKU-së shpjegime lidhur me procedurat dhe arsyet që çuan në zhbllokimin e aktivitetit të “Sori-Al”, ndërsa pritet të përcaktohen përgjegjësitë për ngjarjen.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se dosja për rastin e fundit pritet të bashkohet me hetimin e helmimit të ndodhur në fillim të muajit maj.

Përveç kompanisë “Sori-AL”, në fokus të hetimeve është vendosur edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Hetuesit po verifikojnë nëse institucioni ka kryer kontrollet e nevojshme në ambientet e kompanisë gjatë dy muajve të fundit, pas rikthimit të aktivitetit të saj në Akademinë e Sigurisë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila që prej helmimit të parë po hetohet në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor është në pritje të rezultateve të analizave laboratorike të mostrave të ushqimit të marra nga AKU. Këto analiza pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut që dyshohet se çoi në helmimin e 64 studentëve. /Marrë nga "JOQ Albania"

EMISIONET