SIGAL PENSION, NORMË KTHIMI 4.55%! Pensioni 50 mijë Lekë në muaj është i mundur për të gjithë
Pensionistët shqiptarë e pranojnë me gojën e tyre:
Pensioni shtetëror, sot, pavarësisht viteve të shumta të kontributit në sigurime shoqërore, nuk mjafton.
Për mikrofonin tonë ata treguan se sa do të ishte një pension i mjaftueshëm për ta.
“300 edhe janë pak.”
“500. 500 mijë lekë të vjetra.”
“Të jetë të paktën mbi 300.”
“Një e pranueshme, çdo pensionist duhet ta ketë të paktën një 300 mijë lekësh.”
“Me këto çmime që janë, 400 mijë lekë nuk i del.”
“Ajo 500-shja është normale që të mos lypësh lekë.”
“300–350.”
“Për sot, për shpenzimet që keni sot, duhen mbi 300 mijë.”
Në Shqipëri, sot është e mundur të kesh edhe një pension prej 50,000 lekësh.
Përmes investimit në fondin e pensionit privat, SIGAL PENSION është rruga se si mund të arrihet ajo që vetë pensionistët kërkojnë.
Kompania tashmë e ka bërë këtë realitet.
Me qindra kontribues të ditëve të para sot po tërheqin pensionet e tyre dinjitoze.
Norma e sotme e kthimit në SIGAL PENSION është rreth 4.55%.
Me rreth 6,500 lekë kontribut në muaj, për 35 vjet, mund t’i sigurosh vetes pensionin 50 mijë lekë në muaj për plot 15 vjet radhazi.
Një kontribues mund të ketë dy pensione, një shtetëror dhe një privat, ku ky i fundit mund të jetë gati dyfish i të parit, duke ofruar në tërësi tri herë më shumë liri dhe pavarësi në jetën e tij.
SIGAL PENSION zotëron 38 milionë euro asete neto, duke përfshirë të gjitha garancitë, si pjesë e SIGAL INSURANCE GROUP.


