SHTËPIA, ARSYEJA KRYESORE PËR KREDI! Zyrtarja e BSH-së, Rajna Hoxholli: Kredia për individët u rrit me 19%, biznesi 11%
Blerja e shtëpive është arsyeja kryesore e kredimarrjes së qytetarëve shqiptarë në vitin 2025 sipas Bankës së Shqipërisë, që raporton një rritje të kreditimit edhe për biznesin. Të dhënat tregojë një rënie të kredive të këqija, dhe një zhvendosje të kërkesës drejt huamarrjes në monedhën kombëtare.
Një çati mbi kokë për familjen është arsyeja kryesore pse qytetarët shqiptarë kërkojnë kredi, sipas të dhënave Bankës së Shqipërisë.
Kredia për biznesin, po ashtu, njohu rritje në vitin që lam pas, ndërsa investimi është arsyeja kryesore e huamarrjes, sipas Zëvendësdrejtores së Departamentit të Politikës Monetare në BSH, Rajna Hoxholli.
Ndryshim i rëndësishëm strukturor është zhvendosja drejt kredisë valuta e huaj drejt lekut shqiptar.
Banka Qendrore e lidh këtë edhe me rrezikun nga kursi i këmbimit.
Por rritja nuk është thjesht sasiore. Hoxholli thekson se kreditimi ka qene cilësor, çka reflektohet edhe në nivelin e ulët të kredive me probleme.
Në qershor të vitit të kaluar Banka Qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave.
Megjithatë, kjo masë sipas Hoxhollit, nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave.


