Shpopullimi reflektohet edhe tek rënia drastike e numrit të maturantëve/ 3-mijë maturantë më pak se një vit në parë

Shpopullimi reflektohet edhe tek rënia drastike e numrit të

Qershori është muaji që përkon me provimet e Maturës Shtetërore për gjimnazitët.

Ajo që bie në sy nga viti në vit është rënia drastike e numrit të maturantëve.

Përveç numrit të të rinjve që nuk ndjekin më shkollën e mesme, rënia e numrit nxjerr në pah shpopullimin e me ritme të frikshme, krahas edhe uljes së numrit të lindjeve.

Këtë vit janë gjithsej 30 mijë maturantë, një numër ky shumë herë më i vogël në krahasim me 5 vitet e fundit.

Në vitin 2018 numri i maturantëve ishte rreth 37 mijë. Në 2019 ky numër është ulur në 35 mijë e 400 maturantë.

Ndërsa këtë vit ky numër ka rënë edhe më shumë duke shkuar në 30 mijë maturantë, pra, me rreth 3 mijë maturantë më pak se një vit më parë.

Të gjithë faktorët e rënies së numurit të maturantëve lidhen me keqqeverisjen dhe dhe ekonominë.

EMISIONET