Arrestimi i Vangjush Dakos, Qyno: SPAK-u duhet ta bëjë bashkëpunëtor atë, ose të forcojë akuzat ndaj tij

Gazetari Elton Qyno në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News shprehet se me rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, kemi të bëjmë me akuza tshumë të lehta nga ana e SPAK-ut sa i pirjet dhe marzhit të dënimit, ku ai mund të rrezikojë maksimumi që mund të dënohet me 3.4 vite burg, dhe ai mund të dalë njësoj si ish-ministri Saimir Tahiri.

“Prandaj duhen akuza më të rënda në mënyrë që të kesh më shumë mundësi të dënosh por edhe më shumë të dënuar për një çështje.

Ky është një profil i njeriut me kollare dhe Range Rover dhe jo një profil i një krimineli normal.

SPAK duhet të punojë më shumë me këtë rast për ta thithur atë për ta bërë bashkëpunëtor dhe të rrëfejë shokët e tij në krim.

Por kjo mbetet një ëndërr e jona, pasi askush nga të dënuarit e këtij profili nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë ndonjëherë”, u shpreh gazetari Elton Qyno.

EMISIONET