Rivlerësim i pronave/ Eksperti Gezhilli: Kryhet në dy forma, përmes një rivlerësuesi privat ose përmes ASHK-së

Pas një periudhe ngërçi në tregun e pasurive të paluajtshme, hyrja në fuqi e ligjit 85/2025 pritet t’i japë një shtyse të ri shitblerjeve.

Ndryshe nga më parë, kur tatimi mbi fitimin nga shitja e pronës ishte 15 për qind, tashmë me ligjin e ri ai zbret në 5 për qind të vlerës së rivlerësuar. Një lehtësi që, sipas ekspertëve, pritet të sjellë më shumë lëvizje në treg.

Sipas ekspertit Isli Gezhilli , rivlerësimi mund të kryhet në dy forma: përmes një rivlerësuesi privat të licencuar, ose përmes aplikimit pranë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ku vlera përcaktohet sipas çmimeve referenciale të zones.

Procesi mund të realizohet edhe online përmes platformës e-Albania, ku qytetarët aplikojnë duke ngarkuar dokumentacionin përkatës dhe duke ndjekur hapat e përcaktuar nga sistemi.

Me një barrë më të ulët fiskale dhe procedura të qarta aplikimi, ky ligji shihet si një mundësi për të nxitur shitblerjet por dhe për të formalizuar tregun imobiliar në vend.

EMISIONET