"Rakip Suli nuk ndryshon tarifën", Jep 2 mln € për rindërtim, dhe po aq për rikonstruksion
Bashkia e Kamzës ndjek dy standarde. Zhvillon dy tendera për dy punë të ndryshme por me kosto të njëjta.
Keqpërdorimin e taksave të qytetarëve nga ana e krerëve të pushtetit vendor e vërejmë në punët publike që ata bëjnë.
Socialisti Rakip Suli i emëruar në krye të Bashkisë së Kamzës është shembulli tipik se si në dy punë publike të ndryshme nga njëra-tjetra, shpenzimet janë të njëjta.
Në gusht të këtij viti, institucioni i drejuar nga Rakip Suli shpalli fituesin e tenderit për rindërtimin e shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në njësinë administrative të Paskuqanit.
Rindërtimi nga fillimi i kësaj shkolle, do t’u kushtojë taksave të qytetarëve 283 milionë lekë, ose rreth 2.4 milionë euro.
Tenderin e fitoi bashkimi i operatorëve “Rafin Company” dhe “ Ndregjoni”, të cilët kishin kërkuar sa 99% të fondit limit për të kryer punën për 10 muaj që nga nënshkrimi i kontratës.
Ndërkohë në një tjetër tender të shpallur në 10 tetor, Bashkia Kamëz do të shpenzojë 269 milionë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare "Azem Hajdari” në Zall-Mner.
Gjithashtu edhe në tenderin e shpallur në shtator të këtij viti, kjo Bashki do të shpenzojë 200 milionë lekë ose rreth 1.7 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës "Gramoz Palushi”, në njësinë administrative Paskuqan.
Pra, shohim që për Bashkinë e Kamzës edhe rindërtimi i një shkolle nga e para, edhe rikosntruksioni i një shkolle ekzistuese, kanë shpenzime të njëjta.