Konkurrenca gjobit “Bankers Petroleum” me 19.9 mln lekë

Kompania Bankers gjobitet me 19.9 mln lekë për moszbatim të vendimeve të mëparshme të ndërmarra nga komisioni i Autoritetit të Konkurrencës. Referuar kësaj mase gjobe të Konkurrencës, Bankers nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tretare.

19.9 milionë lekë është gjoba që do të paguajë kompania Bankers Petroleum për moszbatim të vendimeve të mëparshme të ndërmarra nga Komisioni i Konkurrencës gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Në shqyrtim të kësaj çështje nga ana e komisionit të Konkurrencës, rezultoi se kompania "Bankers Petroleum" e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vendimin e tij Komisioni i konkurrencës thekson se Bankers nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit.

Për t’ju rikthyer vendimit të datës 30 korrik 2020, Konkurrenca kishte vnedosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, por duke vendosur disa detyrime për kompaninë.

Asokohe u ishte kërkuar Bankers të aplikonte kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta karshi ndërmarrjeve kontraktore, gjithashtu të furnizonte ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas si dhe të rrespektonte marrdhëniet kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil.

Ndërkaq, Bankers Petroleum Albania duhet të depozitonte pranë Autoritetit të Konkurrencës raportin cdo tremujor mbi të dhënat e kostos se naftës, mbi prodhimin e naftës si dhe të depozitonte për vlerësim paraprak çdo draft kontratë që do të lidhte me çdo rafineri.

EMISIONET