PRIORITET SUBVENCIONET NË BUJQËSI! Balluku: Emigrantët të investojnë në vend do kenë mbështetje
Bujqësia do të vazhdojë të jetë prioritet dhe me subvencione të shtuara. Zëvendëskryeministrja Belinda balluku ka ftuar edhe emigrantët të investojnë në këtë fushë duke rritur eksportet vendase
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë vizitës në një prej serave në Lushnje ka theksuar mbështetjen në bujqësi. Sipas saj subvencionet do të jenë prioritet i qeverisë me qëllim rritjen e eksporteve
“Subvencionet prioritet. Është detyrë për të gjithë ne që të mbështesim këtë sektor kaq të rëndësishëm në bujqësi që është edhe synimi qeverisë tonë që në 2030 të arrijmë 1 miliard eksporte bujqësore”.
Edhe mbështetja në bletari do të jetë në qendër të vëmendjes
Gjatë diskutimit me fermerët balluku ftoi emigrantët të investojnë në vend
Bujqësia zë një peshë të rëndësishme në të ardhurat në buxhet. Tashmë krijimi i sigurisë në produktet shqiptare mbetet sfidë për tregjet ndërkombëtare.