Porti i Durrësit, porta kryesore e Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare
Porti i Durrësit është porta kryesore e Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.
Rreth 1.9 milionë ton mallra, ose 93.8% e të të gjithë volumit të transportuar nëpër portet detare të vendit, kaloi përmes Durrësit në tremujorin e fundit të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Në total në katër portet shqiptare Durrës, Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë në këtë periudhë u lëvizën 2.1 milionë ton mallra.
Dominimi i importeve është një tjetër element që del qartë nga të dhënat për transportin detar.
Vetëm nga Durrësi, gjatë tremujorit të katërt 2025 hynë 1.6 milionë ton mallra, ndërsa dolën vetëm 310 mijë ton, gati mbi 5 here me shume importe sesa eksporte.
Volumi i mallrave që kaloi nga Porti i Durrësit është rritur me 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke treguar se qarkullimi tregtar po shtohet, por rritja vjen kryesisht nga rritja e importeve dhe jo nga zgjerimi i eksporteve
Nga porti i Vlorës kanë dalë vetëm 8 mijë tonë mallra, ndërsa nga ai i Shëngjinit 12 mijë tonë.
Porti i Sarandës nuk kryen funksion në transportin e mallrave, por vetëm të pasagjerëve.
Ne 3 mujorin e katërt të vitit 2025 nga Porti i Shëngjinit qarkulluan 66 mijë ton mallra, Vlora 56 mijë ton, ndërsa Saranda vetëm rreth 10 mijë ton.
Pjesa me e madhe e mallrave qe qarkulojne ne tregti e zënë ‘koksit dhe produktet e rafinuara të naftës, energji, lëndë të para dhe materiale ndërtimi
Këto shifra e kthejnë Portin e Durrësit në nyjën kryesore të tregtisë shqiptare, nga ku varet furnizimi i tregut, aktiviteti industrial dhe zinxhiri i import-eksporti


