Përmbytjet në vend/ Gjokutaj: Bujqësia është sektori më i dëmtuar, mban mbi supe pjesën më të madhe të fuqisë punëtore

Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj theksoi se bujqësia mbetet sektori më i prekur nga përmbytjet, për shkak të rolit jetik që ka në punësim dhe në ekonominë rurale të vendit.
"Bujqësia është ajo që ndihet dhe më shumë, pasi ka të bëj me një forcë të madhe të fuqisë punëtore.
Rreth 82% e fuqisë punëtore është pikërisht në këtë sektor, për të mos përmendur dhe pjesën e popullsisë që është e lidhur në mënyrë jetike me zhvillimet që i ndodh jo vetëm përsa i përket pjesës së bujqësisë, por edhe pjesëve ekonomike, si agrobiznesi, agropërpunimi dhe ato pjesë infrastrukturore që nuk kanë lidhje direkt me sektorin e bujqësisë por janë të zhvilluara në zona rurale ", u shpreh Gjokutaj.

