Pas mbylljes së Bordit, "fluturon" nafta! Rritet me 12 lekë/litër dhe shitet me 188 lekë

Pas mbylljes së Bordit, "fluturon" nafta! Rritet me 12

3 javë pas daljes nga Bordi i Transparencës, çmimi i karburantit në vendin tonë ka pësuar një rritje të shpejtë.

Një litër naftë aktualisht po shitet deri në 188 lekë litri, nga 176 lekë që ishte kur u vendos më 19 qershor që të shpërndahet bordi.

Çmimi i benzinës ka arritur deri në 184 lekë për litër nga 166 lekë që u vendos në mbledhjen e fundit të bordit të transparencës në muajin e kaluar.

Qeveria riktheu Bordin e Transparencës në fund të marsit, me argumentin e stabilizimit të tregut të karburanteve dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga luhatjet e forta të çmimeve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

EMISIONET