VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (10 - 11 Korrik 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Lindore dhe zona e Alpeve do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga vala e të nxehtit afrikan.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe i nxehtë, me vranësira të lehta pasdite në zonat lindore, por pa reshje. Temperaturat do të luhaten nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë në 40 km/h, ndërsa dallgëzim deri në 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Veriore, Lindore dhe pjesërisht rajoni i Baltikut do të përfshihen nga reshje shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë me mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me kalime të lehta vranësirash pasdite, pa reshje. Temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 30 km/h, ndërsa dallgëzim 1 ballë.

EMISIONET