Ndryshojnë emergjencat natyrore/ Qeveria kërkon krijimin e një Komiteti Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit
Qeveria ka vendosur të rishikojë skemën e menaxhimit të emergjencave natyrore.
Në projektligjin e ri kërkohet krijimi i një Komiteti Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit dhe Inspektorati i Posaçëm për Funksionimin e Strukturave.
Në relacionin shoqërues theksohet se një veprim i tillë është urgjent duke parë dhe mungesën aktuale.
Në nenet e ndryshuara përcaktohen dhe rregullat e bashkëpunimit me shtetet e tjera si dhe procedurat që do të ndjekë Ministria e Mbrojtjes në rastet kur do të kërkohet ndihma.
Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës me 51 viktima ishte rasti më i rëndë kur Shqipëria kërkoi ndihmë nga shtete të tjera për kërkim shpëtimin.
Por edhe në rastin e shuarjeve të zjarreve është parë e nevojshme marrja e mbështetjes nga emergjencat e Bashkimit Evropian.
Reagim i shpejtë është kërkuar edhe në rastet e përmbytjeve në Shkodër e në Lezhë, ku qindra shtëpi janë përmbytur.