MBI 1.1 MLN TË HUAJ NË MAJ! Hyrjet e vizitorëve u rritën me 15.9% krahasuar me vitin e kaluar sipas INSTAT

Mbi 1.1 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë muajit maj, një rritje prej 15.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fluksi në rritje konfirmon Shqipërinë si një nga destinacionet turistike të këtij viti.

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri shënuan një rritje prej 15,9% gjatë muajit maj, duke konfirmuar rritjen e fluksit të vizitorëve me nisjen e sezonit turistik.

Mbi 1.1 milion shtetas të huaj hynë në vendin tonë gjatë muakit të kaluar sipas të dhënave të INSTAT, cka shënon një rritje me  16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj arritën në 1.880.161, me një rritje prej 12,2%, ndërsa daljet u regjistruan në 1.802.626, ose 8,9% më shumë se në majin e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT-it, 70% e vizitorëve të huaj vijnë nga vendet e Europës Jugore, ndërsa 12% nga Europa Perëndimore.

Në 98% të rasteve, hyrjet janë kryer për arsye personale, ndërsa udhëtimet për biznes dhe qëllime profesionale kanë shënuar rënie prej 5,6%.

Për periudhën janar–maj 2026, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 8,2%, duke konfirmuar tendencën pozitive të turizmit dhe pozicionimin e Shqipërisë si një nga destinacionet më të preferuara në rajon për pushimet verore.

Trendi pritet të vijojë ndërsa ndërsa Shqipëria synon të thyejë rekordin e vitit 2025, kur mirëpriti rreth 12,4 milionë vizitorë të huaj, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Vendi ynë vijon të renditet mes destinacioneve turistike më të rekomanduara në Europë, falë vijës bregdetare, natyrës, trashëgimisë kulturore dhe raportit të favorshëm mes cilësisë dhe kostos së pushimeve.

EMISIONET