Leja e lindjes/ Lika: Mbështetja që jep shteti e pamjaftueshme për nënat
Avokatja Brunilda Lika, e ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ka ngritur shqetësimin për mbështetjen financiare ndaj nënave të reja në Shqipëri, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindshmërisë.
Sipas Likës, legjislacioni parashikon që gratë e punësuara që sjellin në jetë një fëmijë të përfitojnë leje lindjeje dhe pagesë përkatëse.
Megjithatë, ajo theksoi se në praktikë kjo mbështetje mbetet e pamjaftueshme Lika apeloi për rishikim të politikave sociale dhe rritje të mbështetjes financiare për nënat, në mënyrë që të krijohen kushte më të favorshme për familjet dhe të frenohet trendi në rënie i lindjeve.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”

