Kompanitë franceze interes për investime në hekurudhë

Kompanitë franceze interes për investime në hekurudhë

Një grup prej tetë kompanish franceze që operojnë në sektorin hekurudhor vizituan sot Shqipërinë, për të diskutuar mundësitë e investimeve në infrastrukturën hekurudhore të vendit.

Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, e cila theksoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm në infrastrukturën hekurudhore.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali nënvizoi ekspertizën franceze në këtë sektor dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Gjatë një seminari të organizuar nga AIDA, pjesëmarrësit theksuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe projektet kryesore hekurudhore në zhvillim, si linja Tiranë-Durrës dhe korridori Adriatiko-Jonian.

Në seminar u diskutuan mundësitë edhe për forcimin e partneriteteve dhe avancimin e projekteve rajonale, përfshirë bashkëpunimin me Malin e Zi dhe Kosovën.

Shqipëria po kërkon të rrisë investimet dhe të modernizojë sektorin e transportit hekurudhor, me fokus në projekte që do të përmirësojnë lidhjet rajonale dhe infrastrukturën brenda vendit.

EMISIONET