Islami: Rritja e naftës kërkon masa të parakohshme dhe vizion afatgjatë

Ekspertja e ekonomisë, Burbuqe Islami, ishte e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku foli për rritjen e çmimit të naftës pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e saj në ekonominë shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, Islami u ndal te nevoja për një qasje më të kujdesshme dhe strategjike nga drejtuesit e vendit përballë krizave ndërkombëtare.

Islami theksoi se institucionet duhet të tregojnë largpamësi dhe të mos reagojnë vetëm pasi situatat të kenë ndodhur. Sipas ekspertes reagimi i vonuar ndaj krizave sjell pasoja të pashmangshme dhe dështim në menaxhimin e tyre.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË  “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

EMISIONET