Zusi: Rritja e naftës po godet sektorin ushqimor dhe ekonominë vendase
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, ishte i ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ku foli për rritjen e çmimit të naftës pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në ekonominë shqiptare.
Gjatë intervistës, Zusi theksoi se vendi po përballet vazhdimisht me pasoja të rënda nga krizat ndërkombëtare dhe gjeopolitike.
Zusi u shpreh se, megjithëse rritja e çmimeve të hidrokarbureve dhe kostove energjetike është një fenomen global, në Shqipëri po shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të kostove në sektorë të tjerë, veçanërisht në atë ushqimor.
Ai theksoi se janë rritur ndjeshëm kostot e fermerëve, të produkteve ushqimore dhe të përpunimit të tyre, duke vënë në vështirësi edhe industritë ekzistuese në vend çka mund të sjellë edhe probleme sociale në vijim.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

