INSTAT: Mbi 500 mijë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt, rriten udhëtimet për biznes

Shqipëria shënoi rritje të numrit të vizitorëve të huaj në fillim të vitit 2026.
Vetëm gjatë muajit shkurt, më shumë se 1,1 milionë persona hynë në vend, duke shënuar një rritje prej 3,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas raportit të INSTAT-it, pjesa më e madhe e hyrjeve ishte e shtetasve shqiptarë, me 584.450 persona, që përbën një rritje prej 7,6%.
Ndërkohë, 516.231 vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri, kryesisht nga Evropa Jugore, e cila përbën 85% të hyrjeve nga kontinenti.
Raporti thekson se rreth 96% e shtetasve të huaj vizituan vendin për qëllime personale, ndërsa hyrjet për biznes dhe aktivitete profesionale regjistruan një rritje prej 7,9%, duke treguar interes në rritje për zhvillimin e tregtisë dhe ekonomisë në vend.
Daljet nga Shqipëria gjatë shkurtit arritën në 1.090.650 persona, kryesisht shtetas shqiptarë.

