Indeksi Global i të Drejtave të Punonjësve, Shqipëria me shkelje të vazhdueshme të të drejtave

Indeksi Global i të Drejtave të Punonjësve, Shqipëria me

Si në vendet me të ardhura të larta, ashtu edhe në ato me të ardhura të ulëta, ndërsa punëtorët kanë ndier forcën e plotë të një krize të kostos së jetesës, qeveritë, si dhe kompanitë, kanë shtypur të drejtat e tyre për të negociuar kolektivisht rritjen e pagave dhe për të ndërmarrë veprime greve kundër indiferencës së punëdhënësve dhe qeverisë ndaj ndikimeve të inflacionit mbi njerëzit që punojnë.

Nga Eswatini në Myanmar, nga Peruja në Francë, nga Irani në Kore, kërkesat e punëtorëve për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës janë injoruar dhe mospajtimi i tyre është përballur me përgjigje gjithnjë e më brutale nga forcat shtetërore.

Indeksi Global i të Drejtave të Punonjësve 2023 përshkruan vendet më të këqija në botë për punonjësit, duke vlerësuar vendet në një shkallë nga 1 në 5+ për shkallën e respektimit të së drejtave të tyre.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria gjendet në grupshtetet me shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punonjësve. Raporti citon, se politikat e një vendi kanë rendësi të madhe për të lehtësuar mjedisin e punës për punonjësit. Një mjedis i punës i favorshëm dhe mbështetës është thelbësor për prodhimtarinë, mirëqenien dhe përmirësimin e performancës së punonjësve.

Në një vështrim rajonal, edhe Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina gjenden në një grupshtetesh me ne, sa i përket shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të punonjësve. Ndërsa një panoramë më negative duket të jetë për Serbinë e Maqedoninë e Veriut, të cilët renditen në grupshtetet me shkelje sistematike të të drejtave të punonjësve.

Ndërsa punonjësit u detyruan të kërkonin paga më të mira nga kriza më e keqe e kostos së jetesës në dekada, 9 nga 10 vende shkelën të drejtën e tyre për grevë, citon raporti. Teksa kërkuan struktura përfaqësuese për t’ia paraqitur ankesat e tyre punëdhënësve, 8 nga 10 vende shkelën të drejtën e tyre për negociata kolektive.

Me gati gjysmën e vendeve të anketuara që shkelin të drejtën për liritë civile, themelet dhe shtyllat e demokracisë janë nën sulm. Lidhja midis mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe fuqisë së një demokracie nuk mund të nënvlerësohet. Erozioni i njërës përbën degradimin e tjetrit./Monitor

EMISIONET