Import-Eksportet në rënie/ Kemi shitur më tepër energji, po blejmë pije dhe ushqime
Eksportet ne muajin maj shenuan nje rritje te lehte me 0.5% ndersa importet me 5.3% ne krahasim me muajin prill.
Por sipas te dhenave te INSTAT nese e krahasojme me vitin e kaluar ekport-importet rezultojne me performance negative.
Konkretisht Eksportet arriten ne masen e 35 miliarde lekeve duke u ulur me 12 %,ndersa importet ne 79 miliarde lekeve,ne renie me 1.6% krahasuar me nje vit me pare.
Ne uljen vjetore te eksportit duket se vendi yne ka eksportuar me pak mallra “made in Albania” si ,ushqime,pije duhani dhe produkte kimike.
Prodhimet e fasoneve shënojnë ulje të eksporteve.
Ne rritje mujore, energjia elektrike dhe lendet djegese kontribuan dhane performance me pozitive
Sa i perket importeve qe u rriten me 5,3% krahasuar me muajin Prill duket se vendi yne ka pritur me shume produkte si pije ushqim apo edhe duhan, ku perkatesisht vetem ky tregues shenoi vleren e 13.528 miliarde lekeve.
Kjo e ndikuar edhe nga fillimi i sezonit turistik.
Por nga cilat shtete erdhen keto produkte? Referuar te dhenave pjesa me e madhe e ushqimeve dhe pijeve erdhi nga Italia me gati 12.250 milione leke,ndjekur me pas nga Greqia me 7.929 miliarde leke.
Marre ne harkun kohor nga viti 2021 e deri ne periudhen aktuale eksportet vijojne te kene nje performance me te dobet se importet te cilat kapin vleren e 364 miliarde leke ne periudhen janar-maj 2024.