Edhe Bardh Spahia me “Flamur të Kuq”/ Dy tendera Bashkia Shkodër i jep duke cënuar garën
Edhe Bashkia e Shkodrës është një nga institucionet vendore që zhvillon prokurime duke cënuar garën. Në dy prkurimet e fundit me vlerë 215 mijë euro, institucioni që drejtohet nga Bardh Spahia i ka dhënë duke skualifikuar ofertat më mira dhe në mungesë të konkurrencës.
Tenderët problematik nuk mungojnë as në Bashkinë e Shkodrës. Instititucioni i drejtuar nga Bardh Spahia, në dy prokurimet e fundit që kapin vlerën prej 215 mijë euro i ka dhënë duke skualifikuar ofertat më mira dhe njërin prej tyre në mungesë të konkurrencës.
Konkretisht në prokurimin e mbyllur ditën e premte për blerje ushqimesh, ka marrë pjesë vetëm operatori “SEAD-SGS” dhe bashkia shkodër e ka shpallur fitues pa garë. Ndërsa kompania në fjalë ka kërkuar sa 99.9% të vlerës së tenderit për të kryer punën.
Në prokurimin tjetër që ka si objekt investime për ndriçimin e rrugëve dytësore kanë marrë pjesë 4 kompani dhe 3 prej tyre janë skualifikuar nga gara për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve “BORIS 2019” dhe “NDERTUESI 2014”, të cilët kanë kërkuar sa 92% të fondit limit për realizuar punimet.
Ndërkohë subjekti “Karl Gega Konstruksion” që është skualifikua nga gara kishte kërkuar rreth 8 mijë euro më pak se kompania fituese.
Tenderët me probleme janë shtuar vitet e fundit sidomos në institucionet vendore.
Pas arrestimit për këtë arsye të kryebashkiakut të Bulqizës, kryeministri Edi Rama paralajmëroi që do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur procedurat e tilla.