Divorci në rritje/ Lika: Gratë po kërkojnë më shpesh ndarjen
Avokatja Brunilda Lika ishte e ftuar në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ku diskutoi mbi faktorët që ndikojnë në uljen e lindshmërisë në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj, Lika u ndal te një fenomen që, sipas saj, po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në praktikën ligjore, rritja e kërkesave për zgjidhje martese të iniciuara nga gratë.
Ajo theksoi se në rastet që ka trajtuar personalisht, vitet e fundit dominohen nga zonjat që kërkojnë divorc.
Sipas avokates, ky trend pasqyron ndryshimet sociale dhe ekonomike në shoqëri, ku gratë po bëhen më të pavarura dhe më të vendosura për të marrë vendime që lidhen me jetën e tyre personale dhe familjare.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”

