BORD PËR ÇMIM TAVAN TË NAFTËS! Qeveria vendos uljen 20 % të akcizës pas rritjes së karburantit në 217 lekë për litër

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës që do të vendosë cmime tavan për karburantet pas rritjes së naftës deri në 217 lekë/litër. Paralelisht, Këshilli i Ministrave do të ulë me 20% akcizën çka duhet të reflektohet direkt me një ulje të çmimit të karburanteve.

BORD PËR ÇMIM TAVAN TË NAFTËS! Qeveria vendos uljen 20 %

Nafta arriti deri në 217 lekë/litri këtë të premte në një pjesë e karburanteve në Tiranë, duke shënuar një rritje mesatarisht me 15 lek brenda pak orësh, pas të cilës qeveria pritet të rikthejë bordin e Transparencës.

Mekanizmi i monitorimit të tregut të karburanteve që do të vendosë çmimin maksimal të shitjes për konsumatorët pritet aktivizohet në vijim.

Qeveria ka vendosur gjithashtu të ulë me 20% e akcizën e karburantit, nga 39.6 lekë që është aktualisht, do të zbresë në 31.68 lekë.

Kjo masë automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së.

Për të kontrolluar kompanitë e karburanteve dhe për të shmangur abuzimet është përcaktuar edhe marzhi i fitimit i cili do të jetë 3 lekë për tregtinë me shumicë dhe 12 lekë për tregtinë me pakicë

Bordi i Transparencës do të mblidhet në mënyrë të vazhdueshme, dhe do t’i referohet bursave ndërkombëtare për të përcaktuar çmimin e karburantit.

Masa synon lehtësim e barrës fiskal dhe reflektim të drejtpërdrejt në çmimin e karburantit për qytetarët, ndërsa paralajmërohet se çdo subjekt që do të shkelë çmimet tavan do të ndëshkohet.

Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, paralajmëroi këto masa pas mbledhjes së qeverisë të mbajtur të enjten nëse rritja e çmimit të karburanteve do të vijonte.

Çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri ka shënuar një rritje me gati 15 në harkun e dy javëve të fundit, i argumentuar si efekt i luftës në Lindjen e Mesme dhe bllokimin e ngushticës së Hormuzit.

Qeveria fillimisht ngriti një taks forcë për kontrollin e tregut të hidrokarbureve me qëllim për të shmangur abuzimin me çmimet, ndërsa Autoriteti i Konkurrencës nis një hetim.

Konfindustria dhe Partia Demokratike kanë paraqitur propozime për ndërmarrjen e disa masave ligjore mes të cilave edhe uljen e taksës së qarkullimit për mjetet si masë as rritjes së çmimit të karburantit. Por qeveria ka vendosur që për këtë fazë të ndërhyjë përmes bordit të transparencës dhe uljes së akcizës.

EMISIONET