Fantazma e Erion Veliajt pushton QSUT-në: Njerëzit vdesin se s'ka ilaçe, por spitali mbjell pemë

Fantazma e Erion Veliajt pushton QSUT-në: Njerëzit vdesin se s'ka

Ndërsa pacientët dhe familjarët e tyre ankohen çdo ditë për mungesën e ilaçeve, pajisjeve dhe shërbimeve bazë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtuesive të spitalit duket se i fandakset nga mbrapa fantazma e Erion Veliajt, mbjellësit kronik të pemëve rrëzëve të qytetit. 

Pamjet e publikuara nga QSUT-ja tregojnë aksione për gjelbërimin e ambienteve, në një kohë kur qytetarët përballen me lista pritjeje, mungesa medikamentesh dhe kushte që shpesh i detyrojnë të kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit publik. Për shumëkënd, kontrasti është tronditës. 

Qartazi drejtuesit e QSUT-së më shumë vëmendje po i kushtojnë imazhit dhe propagandës, sesa probleme reale, si mungesa e ilaçeve të kancerit. /Lapsi.al 

EMISIONET