I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, kantautori Elton Deda u shpreh se sot është një muzikë shumë komerciale që nuk ka asnjë qëllimi, por vetëm argëtimin e njerëzve në orët e vona të natës që duan të dëfrehen

Deda: Sot është një muzikë shumë komerciale që nuk ka asnjë qëllim, por vetëm argëtimin e njerëzve në orët e vona të natës që duan të dëfrehen. Ndërsa muzika me mesazh i qëndron kohës.

Fakti që këto këngë i rezistojnë kohës, ndërsa këto komercialet jetojnë vetëm një stinë, provon atë që unë them. Edhe këto gjëra ndoshta i duhen shoqërisë, se ndoshta nuk duan këngë me mesazhe të mëdha.

Kemi shumë këngë ku zëri është i rregulluar me autotune dhe zëri që dëgjohet nuk është njerëzor. Është një zë i rregulluar me një mause.