Britanikja, pjesë e grupit Al Shabab

Britanikja, pjesë e grupit Al Shabab

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë në qendrën tregtare në Nairobi, pohojnë se ndër atentatorët ka qenë edhe një femër e bardhë që ka udhëhequr sulmin ku mbetën të vdekur 62 persona, ndër ta edhe 6 britanikë.  Mendohet se gruaja në fjalë është birtanikja Samantha Leëthëaite, e njohur ndryshe nën emrin islam sherafiyah.

Një shitëse që punonte në qendrën tregtare deklaroi se kishte parë një grua të bardhë të paarmatosur që u jepte urdhra pjestarëve të grupit terrorist.

Ministria e jashtme keniane Amina Mohamed pohoi se pjesëmarrjen e britanike në  aktin terrorist që gjatë kohës së sulmit jepte urdhra në gjuhën angleze dhe ato zbatoheshin nga anëtarët e grupit Al-Shabab. Raportohet se pjesë e grupit ishin edhe 2 ose 3 shtetas amerikanë.

Britanikja e konvertuar në fenë islame ka qenë në ndjekje qëkur policia keniane pengoi komplotin me bombë të organizuar nga Leëthëaite me shënjestër hotelet perëndimore dhe një qendër tregtare në vendpushimin bregdetar kenian të Mombasas, në dhjetor të vitit 2011.

Burri i saj, Jermaine Lindsay, vrau 26 njerëz në një sulm terrorist në Londër më 7 Korrik duke shpërthyer veten, kur Leëthëaine ishte 7 muajshe shtatzënë.

Cifti ka qenë nën hetim nga policia britanike para këtij sulmi për faktin se ata shpenzuan 900 poundë duke blerë parfume të cilat i përdorën për krijimin e lëndës eksplozive në kushtet e shtëpisë.

EMISIONET