''Zemra ime është plot sot'', Harris reagon për herë të parë pas humbjes: Jam shumë krenare për garën
Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trump, shkruam BBC.
“Zemra ime është plot sot.
Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”, deklaroi kandidatja demokrate.
Ajo theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai për të cilin ajo shpresonte apo luftoi.
“Drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë për sa kohë që ne nuk dorëzohemi kurrë dhe për sa kohë që vazhdojmë të luftojmë.
Jam shumë krenare për garën që vrapuam dhe mënyrën se si e zhvilluam atë”, shtoi Harris gjatë fjalimit të saj.